Trashëgimia Kulturore është çka mbetet e pashlyer nga dëshmitë historike e kulturore të së kaluarës shqiptare. Është njëherësh monumentale dhe e paprekshme, me bukuri mahnitëse ose modeste, e ndërlikuar ose shumë e thjeshtë, por gjithmonë pasqyrë e shpirtit shqiptar ndër kohë.

Ne, shoqëria e sotme, jemi më në fund shumë më të vëmëndshëm ndaj thesareve kulturore të së kaluarës. Ato duket se na ofrojnë një ishull arratie nga zhurma dhe vrulli i zhvillimeve bashkëkohore. Na rikujtojnë nevojën për një qytetërim me përmasa njerëzore, për një bashkëjetesë të ëmbël me mjedisin natyror, dhe na japin një zë me kulturat përtej kufijve.

Trashëgiminë kulturore jemi mësuar ta shohim këto dekadat e fundit edhe si turizëm, burim ekonomik e mundësi zhvillimi. E bukur është kur e mendon kështu, por dhe në një ekuilibër shumë të brishtë sepse ka nevojë të mbrohet, të shpëtohet dhe të dalë në dritë. Pasuria kulturore po u iku s'kthehet më. Nuk duhet ta lëmë të ikë. Nuk duhet ta lëmë të vdesë dhe as të vritet. Ajo ka nevojë për të gjithë ne që e duam. E duam për vete, e duam për brezat, e duam se na do me shkëlqimin e saj. Mos e kurseni dashurinë për të se ajo nuk na e harron dhe na e kthen shumëfish.

Mos u tut! Mbroje kulturën, mbroje trashëgiminë, mbroje monumentin, mbroje kalanë, gurin, thesarin, fuqinë magjike të kujtesës, legjendën dhe të vërtetën e saj të bukur. Janë të tuat, tonat!

Shpëto monumentin!
Shpëto kulturën!
më shumë

NGARKO FOTON / VIDEON TENDE

E-maili që keni dhënë nuk është i saktë. Ju lutem shkruani adresën e saktë.

Numri që keni dhënë nuk është i saktë. Ju lutem shkruani numrin e saktë.

Your phone number should have 14 digits.

Your phone number should have 10 digits.

Ju lutem zgjidhni rrethin ku ndodhet monumenti!

Ju lutem zgjidhni rrethin ku ndodhet monumenti!

Please enter your city!

Please enter your building location!

Please upload your foto!

Fotografia duhet te jete nen 5MB!

Please enter your video!


Wrong captca code

Nuk e sheh dot imazhin? Kliko për refresh.

Foton